7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i drejtohet Kurtit: Kush je ti në të vërtetë që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon ta quajë mashtrues kryeministrin Albin Kurti. Haradinaj ditën e sotme e ka nisur me një postim për Kurtin, duke e pyetur se kush është në të vërtetë.

Sipas Haradinajt, Kurti ka premtuar parajsën e po i jep popullit zhgënjimin.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka krahasur të hyrat buxhetore me vitin e kaluar, me atë të pandëmisë, duke e mashtruar popullin.

Gjithashtu i bën thirrje që të kujdeset për situatën me pandeminë në vend.

Postimi i plotë i Haradinajt: 

Kryeministër mburravec, sikur te tregimi i “lepurit mburravec”!

Me mburrje të bazuara tërësisht në mashtrime.

Thotë se është rritur qarkullimi i bizneseve mbi 30% dhe të hyrat buxhetore të shtetit!?

Po, është rritur qarkullimi, pasi që e ke krahasuar me vitin 2020, vit i pandemisë, vit i mbylljes totale të ekonomisë dhe aktivitetit biznesor!

Po, janë rritur edhe të hyrat buxhetore, sepse i ke krahasuar me vitin më të jashtëzakonshëm që historia njerëzore njeh.

Edhe më shqetësuese është rritja e të hyrave buxhetore të lidhura me import, veçanërisht importin nga Serbia, që po përjeton ngritjen më të madhe ndonjëherë. Praktikisht gjithçka po shkon teposhtë.

Nëse je vërtetë kryeministër për qytetarët e Kosovës, do të ishe kujdesur për situatën pandemike dhe gjendjen më alarmante deri më tani të të infektuarve. 

Do të ishe marrë me përmirësimin e raporteve me SHBA dhe Gjermani dhe jo si deri më tani duke i dëmtuar skajshëm!

Kush je ti në të vërtetë? Ti që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin. Ti që ke premtu bashkimin, e po e marrim ndarjen. Ti që ke premtu pavarësim, e po marrim degradim!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img