0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i bindur se mbështetja për AAK-në po rritet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar të premten strukturat udhëheqëse të degës së AAK-së në Zvicër.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Gjatë qëndrimit në Zvicër, pata kënaqësinë të zhvilloj drekë pune me Kryesinë e sapo zgjedhur të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë shtet. Shfrytëzova rastin t’i falënderoj kolegët që deri më tani kanë udhëhequr me Aleancën në Zvicër, ndërkaq udhëheqësinë e re në krye me kryetarin Ndrec Thaqin u dëshirova suksese në përgjegjësitë e reja. Gjatë takimit me ta, i informova për situatën politike e te sigurise ne Kosovë, gjithashtu diskutuam per proceset ne fazat vijuese qe na presin si Aleance e si Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se mbështetja për Aleancën nga diaspora, do të jetë burim i fortë i inkurajimit për t’i kaluar bashkë vështirësitë me të cilat po përballet Kosova.

“Mbështetja për Aleancën nga bashkatdhetarët në Zvicër dhe në të gjithë diasporën, është një burim i fortë i inkurajimit për të punuar bashkë që të kalojmë vështirësitë me të cilat po përballet vendi si pasojë e kësaj qeverie. Bashkë do t’i sjellim Kosovës ndryshimin e nevojshëm, drejt zhvillimit dhe integrimit të qëndrueshëm në strukturat euro-atlantike, në koordinim të plotë me aleatët tanë të përhershëm në krye me Amerikën”, është shprehur Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img