-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj i bën thirrje Kurtit të tërhiqet nga targat, kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas zhvillimeve të ditës së sotme që lidhen me dialogun në Bruksel.

Haradinaj përmes një shënimi në Facebook, i ka bërë thirrje Kurtit të tërhiqet nga targat, Konjufcës të thërras urgjentisht parlamentin derisa Presidentes qetësimin e situatës.

“I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë”.

“I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërras Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situatës së krijuar”.

“Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar”.

Haradinaj ka ftuar edhe qytetarët serbë që të përmbahen nga aktet e dhunës.

“I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd”.

I pari i AAK-së iu ka bërë thirrje qeverive në Kosovë e Serbi që të mos rrezikojnë jetët e njerëzve.

“Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve”, ka deklaruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img