-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Hoti duhet të kërkojë njohjen finale në takimin e 2 shtatorit

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë në Prime Time në Kanal10, se me 2 shtator duhet të synohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Hoti duhet të thotë në takimin e 2 shtatorit se ka shkuar për njohjen finale.

‘’Ka një seri temash ekonomike që Kosova dhe Serbia i kanë të definuara, ato mund të përfshihen në një pako, shpresoj që të ketë kurajo politike për një marrëveshje finale për marrëveshjen reciproke dhe të kërkojmë njohjen’’ ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se, njohja nuk nënkupton se duhet të ketë kompensim ndaj njëri-tjetrit.

“Njohja reciproke është akt politik i dy shteteve, pastaj të gjitha temat e tjera mund të bisedohen pastaj, por fillimisht duhet që të ketë njohje, sepse pa njohje nuk mund të zgjidhen ato tema’’ tha në Prime Time, Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img