Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në SHBA, ku edhe mori pjesë në ceremoninë e “Lutjeve të Mëngjesit”.
Ai në një postim në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se ka vizituar varret e heronjve të Washingtonit.
Ja postimi i Haradinajt:
Ishte nder i imi të përulem para varreve të heronjve të lirisë në Arlington National Cemetery në Washington. Mijëra ushtarë ranë duke mbrojtur vlerat e demokracisë dhe paqes në mbarë botën.
Kosova më shumë se çkado, nderon flijimin e jetëve për liri. Heronjtë tuaj janë edhe heronjtë tanë!
RH