3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 14-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Haradinaj ka thënë se ky institucion vazhdon të jetë gardian i rendit kushtetues në Kosovë.

“Kisha nderin të jem pjesë e shënimit të 14-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila u shënua me një ceremoni solemne dhe me një konferencë ndërkombëtare me temë: “Kontributi i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen dhe fuqizimin e vlerave themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”.

“Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues. Funksionimi dhe efikasiteti i këtij institucioni duhet të merret si model i funksionimit të gjyqësorit në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Gjykata Kushtetuese ka pasur rol kyç në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve të Kosovës.

“Ky institucion, ka pasur rol kyç në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve tona, në ngritjen e sundimit të ligjit, në konsolidimin e rendit juridik, si dhe në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut”, është shprehur Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img