Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së me partnerë të koalicionit, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Gjilani, do jetë qendër e fuqishme ekonomike e gjithë rajonit.
Kështu u shpreh ai gjatë një tubimi elektoral të jashtëzakonshëm në Anamoravë, transmeton klankosova.tv.
”Gjilani gati për hapa të mëdhenj!
Anamorava e fortë do të thotë Kosova e fortë. Gjilani sot dëshmoi se është gati për hapa të mëdhenj. Me programin tonë për zhvillim ekonomik, Gjilani do të jetë qendër e fuqishme ekonomike e tërë rajonit.
137 për Kosovën Fituese”.