Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Gjakova e dhimbjeve të mëdha sot festoi ditën e çlirimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Gjakovës.

Haradinaj ka përcjellur nga afër performancën e Orkestrës Frymore të Gjakovës e cila doli sot për herë të parë pas 105 viteve.

“Gjakova e dhimbjeve të mëdha dhe e krenarisë së veçantë shqiptare feston sot 25-vjetorin e Çlirimit. Ndjenjë e mirë me pa Gjakovën në festë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka marrë pjesë edhe në përurimin e varrezave të dëshmorëve të Gjakovës.

Exit mobile version