Home Baner Haradinaj gardianët më quanin pulë, më kanë marrë më kanë torturuar tri...

Haradinaj gardianët më quanin pulë, më kanë marrë më kanë torturuar tri natë

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

Gjykatësi bëri të ditur se seancën e parë për këtë vit do të fillohet të paraqiten të gjitha provat dhe të dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes së të akuzuarve.

Duke u përgjigjur në pyetjet e Prokurorit, Haradinaj tregoi edhe për arrestimin dhe dënimin e vëllait të tij dhe u përlot.

Në vitin 1998 më kanë marrë më kanë torturuar tri natë radhazi. Në vitin 1999 e kam vazhdua edhe organizimin politik e me shpërthimin e demonstratave ku filluan të vriten shqiptarët, serbët i paraqitshin sikur po vrahen shqiptarët mes vete. Ne disa të burgosur politik u organizuam dhe krijuam një grup për të demantuar atë që thoshin ata. E bëmë vetëm t’i demantojmë ata. E meqë ky grup doli keq për Serbinë, unë u shpall dhe u kërkova për tu arrestu”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për reagimet e gardianëve kur e panë të arrestuar sërish pas disa vitesh.

Haradinaj deklaroi se e quanin “pulë”, për shkak se ishte rritur krahasuar me kohën kur u arrestua për herë të parë si i mitur.

“Por torturat sidomos që më janë bërë në Leskovc shiheshin sepse mua më njihnin tashmë gardianët. E kam pas tortura ekstra e thonin “zogu qenka rrit koka bo pulë”, sepse isha moshu”, tha Haradinaj.

Exit mobile version