Haradinaj flet për vendosjen e nënshkrimit për demarkacionin me Malin e Zi- Çakorri nuk u fal!

59
Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar se Kosova ka falur Kullën e Çakorrit kur nënshkroi demarkacionin me Malin e Zi.Ai në adresimin e bërë nga Gllogjani në përkujtim të Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj dhe invalidit të UÇK-së, Enver Haradinaj, shtoi se secili që thotë se është humbur territor, gënjen.

Advertisement

Madje ai ka garantuar se kufiri i Kosovës nuk do të preket dhe nuk do të ketë ndarje as në demarkacionin me Serbinë, duke shtuar se Kosova e ka vendin në OKB e NATO.

”Nuk është e vërtet që Kosova e ka falur Kullën as Çakorrin. Ju e dini na nuk i kem deklaruar punët që i kem bo, edhe ushtria ju ka ardhur si befasi, sot kemi ushtri. Nuk u fal Çakorri”.”Nuk do të lejojmë me u nda Kosova as e mu prek kufiri. Pra do t’i kryejmë punët e Kosovës. Ata që po koriten shumë e kanë për veti, ata që po i bëjnë këto punë do të skuqen”,klankosova.

”Me planet e Vuçiqit po merren. Goditjet që po vijën nën brez të vëllezërve tanë nuk janë të mira, i kem përballuar dhe do t’i përballojmë”.

”Ne jemi të vetëdijshëm se edhe në atë kohë ka qenë zor e janë përzier agjendat, edhe sot po përzihen. Ne kemi me qu Kosovën ku i takon në familjen e shteteve dhe një shtet në NATO e OKB të vendos si do të sillet me vëllezërit e vet kudo”, tha Haradinaj.

PostAdssFotoja e reklamës