Site icon PrishtinaPress

Haradinaj flet për takimin me shefin e “nëntokës” së Veriut

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka komentuar takimin e djeshëm me kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiq dhe me nënkryetarin Milan Radojciq, i cili konsiderohet si shefi i “nëntokës” në Veri.

Në fotografitë e shpërndara dje nga Zyra e kryeministrit, Radoiçiq është ulur në karrigen e mjusafirit kryesor të kryeministrit sado që në subjektin politik Lista Serbe ai mban pozitë më të ulët se mysafiri tjetër, Goran Rakiq.

I pyetur lidhur me këtë takim, Haradinaj tha se me Kryetarin dhe nënkryetarin e Listës Serbe biseduan për temat e sigurisë.

“Kam biseduar me Listën Serbe kam biseduar me Goran Rakiq dhe Milan Radoiçiq , bisedat janë partneriteti me Listën Serbe. Mirë është që të vijnë por qeveria nuk po e ka problem mungesën e një shumice të caktuar dhe humbin ata vetë”, tha Haradinaj.

Ai potencoi se bojkotimi i pjesëmarrjes së kësaj partie në institucione është në dëm vetëm të tyre.

 

Exit mobile version