-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj flet për shpërndarjen e Kuvendit: Osmani eventualisht të ftojë partitë politike

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, është deklaruar për “ofertën” e kryeministrit Albin Kurti për mundësinë e mocionit të mosbesimit ndaj tij.

Haradianj ka treguar se AAK-ja ka kohë që ka kërkuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Tutje, Haradinaj ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani të thërrasë eventualisht në takim partitë politike për të diskutuar ndryshimin e kursit të kryeministrit.

Aleanca ka kohë që ka kërkuar mocion mosbesimi ndaj qeverisë, mirëpo Kryeministri jo vetëm që e ka kundërshtuar por është kujdesur të na e kujtojë se kur është afati i zgjedhjeve të rregullta. Tash paska dalë me kërkesë që të bashkohet me opozitën për ta shpërndarë Kuvendin. Çka ka ndryshuar në ndërkohë!? A është Presidentja e vendit në dijeni për këtë ndryshim kursi të Kryeministrit. Shpërndarja e Kuvendit duhet të jetë rezultat i një konsensuesi politik. Presidentja duhet të deklarohet për këtë çështje dhe eventualisht të thërrasë në takim partitë politike, për ta diskutuar këtë ndryshim kursi të Kryeministrit”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img