Haradinaj flet pas takimit me Thaçin: Presidenti nuk tregoi ndonjë dokument nga takimet që kishte në SHBA

76
Advertisement

Ka përfunduar takimi i presidentit Hashim Thaçi me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Advertisement

Pas këtij takimi Haradinaj ka treguar para mediave se ishte një takim informues për takimet që ka zhvilluar presidenti në SHBA.

Haradinaj shtoi se do t’i përgjigjet pozitivisht takimeve bilaterale, si të presidentit ashtu edhe institucioneve tjera.

Ai shtoi se ka nisur një iniciativë për të mbajtur një konferencë pune dy ditore me liderët e partive politike parlamentare, dhe se për këtë e informoj edhe presidentin Thaçi.

“Kom fillua një iniciativë për konsulta edhe vet me kryetarët e partive politike parlamentarë dhe kom propozuar që të takohemi një konferencë pune dy ditore në Kosovë që ti përafrojmë qëndrimet në rast të një ballafaqimi të Kosovës në një moment më final që të mos shkojmë të përçarë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se kjo do të ishte në interes që të ndodhte.

I pyetur se a tregoi presidenti ndonjë detaj rreth takimeve në SHBA, Haradinaj tha se presidenti nuk tregoi ndonjë dokument.

“Nuk ka nxjerrë ndonjë dokument, por ka treguar se është biseduar për mundësinë e ecjes përpara drejt një marrëveshje finale me Serbinë. Unë e informova se suksesi i një marrëveshje finale me Serbinë varet nga temat që trajtohen, Nëse trajtohet territori ose korrigjimi i kufijve atëherë ky proces do të ishte i dështuar, në rast se respektohet integriteti territorial dhe Kushtetuta e Kosovës atëherë ka shansa”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës