Ramush Haradinaj pas përfundimit të seancës në Colmar, ka thënë se gjykata do të vendos për të më 2 mars.
“Gjykata sot nuk ka marrë vendim. Vendimi do të jepet me 2 mars. Kërkim ekstradimi nga ana e Serbisë është abuzim”, ka thënë Haradinaj.
Ai është pritur nga qytetarë të shumtë jashtë Gjykatës të cilët e kan përciellë gjykimin e Haradinajt.