-1.1 C
Pristina
Saturday, January 11, 2025

Buy now

spot_img

Haradinaj fjalë të mëdha për Pacollin, s’flet për përplasjen për trasenë e autostradës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur fjalë të mëdha për zëvendësin e tij, Behgjet Pacollin, pas takimit që kishin pasur sot të dytë në zyrën e kreut të ekzekutivit.

Megjithëse, ditë më parë, Pacolli akuzoi Haradinajn se i njëjti nuk i kishte mbajtur fjalët rreth trasesë Gollak – Gjilan duke e ndryshuar këtë rrugë kur ministri ishte jashtë vendit, Haradinaj nuk e ka shkruar as edhe një fjalë për këtë përplasje.

Pacollin e quan njeri energjik. Madje edhe vizionet thotë se i kanë të përbashkëta.

“Mëngjesin e sotëm, me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluam një takim përmbajtësor pune. Është kënaqësi të kesh bashkëpunëtor energjik, me të cilin ndajmë vizionin e përbashkët që mos të ndalemi përballë sfidave dhe të punojmë për mirëqenien e qytetarit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ishte ankuar ditë më parë se është ndryshuar traseja e rrugës së Gollakut, kur ai ishte i angazhuar jashtë vendit.

Ai kishte shtuar se kjo rrugë për të është aq e rëndësishme sa ka qenë edhe pjesë e dakordimit me kryeministrin kur është formuar Qeveria.

Pacolli i kërkuar Haradinajt që të mos ndërrohet plani i paraparë për rrugën e Gollakut

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img