Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në organizimin e Ambasadës së Finlandës me rastin e festës së pavarësisë së saj.
Haradinaj ka thënë se Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i Kosovës.
“Finlanda është dëshmuar si një partner i fortë i yni në procesin e shtetndërtimit dhe të forcimit të subjektivitetit të Kosovës. Për këtë jemi përherë mirënjohës, me urimin më të mirë që marrëdhëniet tona të shkëlqejnë edhe në të ardhmen”, ka thënë Haradinaj.