Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Fëmijët e UDB-ashëve e kanë kapur VV-në, idealistët janë izoluar

Daut Haradinaj, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka akuzuar Qeverinë Kurti se brenda vetës ka siç pretendon ai “fëmijë të UDB-së jugosllave nga radhët shqiptare”.

Ai në Pressing të T7 nuk ka dhnëë emra për këtë akuzë, por thotë se kanë pozita kyqe në Qeveri.

Madje, thotë se disa prej tyre kanë qenë pjesë e sistemit jugosllav deri në hyrjen e NATO’s në Kosovë.

”Një pjesë e madhe e tyre janë fëmijët e UDB’shave të Jugosllavisë, të përkledhëve të Millosheviqit. Fëmija e udhëheqë jugosllav deri në luftën e fundit, bile kisha thënë deri në hyrjen e NATO’s, sot janë në pozitat kryesore”, ka thënë ai.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se pjesa e atdhetarëve në Lëvizjen Vetëvendosje janë të margjinalizuar.

“Zëri nuk ju nihet”, ka përshkruar Haradinaj këtë pretendim të tij.

Exit mobile version