Site icon PrishtinaPress

Haradinaj falënderon nënshkruesit e letrës dërguar drejt ShBA-së dhe BE-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur mirënjohjen ndaj politikanëve të shteteteve mike të Kosovës të cilët i janë drejtuar me letër mbështetëse ndaj Kosovës, liderëve në BE, Washington dhe Britani të Madhe.

Ai shtoi se ky akt është vulë se Kosova është euro-atlantike.

“Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm.”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version