0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Është mashtrim, Kurti hoqi taksën, por s’ka vendosur reciprocitet ndaj Serbisë

Pas heqjes së plotë të taksës nga ana e Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti po ia hap dyert ripushtimit ekonomik të Serbisë ndërkohë që masat e reciprocitetit mbeten të njëjtat, si ato para se të vendosej taksa.

Haradinaj ka thënë se këto masa reciprociteti që Kurti po mundohet t’i shes si “shpikje politike”, ishin të vendosura në vendimin e e Qeverisë më 21 nëntor, 2018, kur Qeveria Haradinaj kishte marrë vendimin për taksën.

“Heqja e taksës 100% për Vuçiqin e Serbisë e Dodikun e Republikës serbe të Bosnjës, është nënshkrim i dhënë për të lejuar ripushtimin ekonomik e tregtar serb në Kosovë. Vendimi i Qeverisë i datës 21 nëntor 2018 vendosë taksën 100% në pikën 1, dhe poashtu vendosë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë në pikat 3, 4, 5, dhe 6 – të cilat sonte Kurti po mundohet t’ia shet popullit si “shpikje politike” e tij. Në fakt, vendimi i sontëm i Qeverisë në largim është heqje e taksës 100% dhe mbajtje e masave të reciprocitetit që i vendosëm ne dikur, por assesi nuk është reciprociteti i plotë politik, ekonomik e tregtar që e premtoi Kurti dhe e votoi dikur Kuvendi me rezolutë!”, thuhet në reagimin e Haradinajt, përcjell Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se më këtë vendim, të cilin e ka quajtur mashtrim, Kurti ia ka humbur Kosovës një kapital politik, i cili ishte dizajnuar të përdoret në këmbim të marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës deh Serbisë.

“Me këtë mashtrim, Kurti ia humbi përfundimisht Kosovës kapitalin politik të krijuar me taksën 100%, i cili ishte dizajnuar të përdoret në këmbim të marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë. Harresa e tij kombëtare dhe shkurtpamësia e tij shtetërore ia përcaktoi edhe jetëgjatësinë e tij politike. Do ta mbajmë në mend përherë si kryeministër që ia çeli derën Serbisë së udhëhequr nga ish-ministri i Millosheviqit, pa nder, dhe pa kundërvlerë”, shkruar Haradinaj.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, në një konferencë të përbashkët për media thanë sonte se ekzekutivi është mbledhur për të marrë vendim për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas, Kurtit vendimi do të hyjë në fuqi sonte apo pasi të votohet nga ministrat e qeverisë.

“Unë i kam ftuar të gjithë anëtarët e kabinetit që ta votojnë këtë propozim-vendim dhe ai të jetë qysh sonte para mesnatës në fuqi. Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor me ç’rast ne do ta bëjmë një vlerësim të gjithëmbarshëm të asaj se si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi”, tha Kurti.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqje të tarifës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Bashkëpunimi rajonal është kyç ashtu si është tregtia e lirë, në një kohë krize si tash me përballjen me COVID-19”, tha ai në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img