Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Enver, në luftë dole triumfues, por u ndave padrejtësisht nga ne në liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij Enver Haradinaj, në 18 vjetorin e vrasjes.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se ai kishte dalë triumfues pavarësisht se e kishte sfiduar vdekjen nëpër shumë beteja.

Enver, në luftë dole triumfues pavarësisht se e sfidove vdekjen nëpër shumë beteja, por u ndave padrejtësisht nga ne në liri. Vazhdojmë të jetojmë me kujtimin për ty! Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla”, ka shkruar Haradinaj.

Sot janë bërë 18 vjet nga vrasja e Enver Haradinajt. Ai ishte vrarë në pritë, derisa po kthehej nga Peja në Deçan, mbi të ishte hedhur breshëri plumbash mes fshatit Lubeniq dhe Raushiq, në magjistralen Pejë-Gjakovë.

Exit mobile version