0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Edhe vëllai im u vra në mënyrë misterioze, s’kemi bërë kurrë me gisht

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ushtarët e UÇK-së bënë sakrificë të madhe në momentin kur kapën pushkën dhe luftuan kundër Serbisë. Ai ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj Ushtrisë Çlirimtarë dhe akuzat ndaj tyre, ndonëse ka shtuar se askush nuk mund ta njollosë luftën e drejtë të shqiptarëve.  

Ai thotë se ka shumë ushtarë të UÇK-së të vrarë pas lufte, madje njëri nga ta edhe vëllai i tij, por që kurrë ish-ushtarët nuk kanë bërë me gisht nga askush.

“Shiko. Mua mu kanë vrarë shumë ushtarë pas lufte. Kurrë nuk kam akuzuar askënd. Kemi ushtarë shumë të zotë të vrarë. Njëri prej tyre është vëllai im. Nuk kemi bërë me gisht ky apo ai. Kemi bërë kujdes pasi e kemi kuptuar se qëllimi ia tyre që na kanë pushtuar për 100 vjet është të na mbajnë të dobësuar. Nëse e merrni listën e ushtarëve të vrarë pas lufte në mënyrë misterioze e shihni se ka njerëz edhe që nuk kanë qenë në politikë fare. e keni Avni Elezajn. Ai e vrau Shali Purin. E kemi Mahir Lajcin. Kush i vrau këta djemë të mirë që i kishte shqiptaria. Kishte familje që janë vrarë mes vete. Vëlla vrasje mes shqiptarëve. Duhet të ndalen këto. Por UÇK-në nuk mund ta dëmtojë askush. Pasi këta djemë i dolën përpara Millosheviqit. Me ato që kishim. A e dini cfarë sakrifice bëmë kundër një aparature shtetërore disa herë më të madhe. Këta që po flasin për UÇK-në mos të harrojnë se prapa kësaj vlere qëndron dicka e madhe. Populli është i lidhur me shumë persona që kanë qenë në UCK. Kanë familjarë veteranë, dëshmorë apo ushtarë”, ka thënë Haradinaj në emisionin Pressing në T7.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img