1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: E vlerësojmë ndihmën e vazhdueshme që OSBE ka dhënë për zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e sundimit të ligjit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Prita në selinë e Aleancës z. Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe për çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar ndihmën e OSBE-së për institucionet e Kosovës në zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

“Njëherësh, në takim vlerësova ndihmën në vazhdimësi që misioni i OSBE-së i ka dhënë institucioneve të Kosovës në zhvillimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut”, është shprehur Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img