Site icon PrishtinaPress

Haradinaj e thumbon Mogherinin nga Prishtina

I pari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se nuk e di se për çfarë saktësisht do të bisedohet në takimin mes presidentit Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

“Nuk e di se çka saktë do të shtrohet në bisedim. Ajo çka më bën përshtypje është që dialogut po i jepet rëndësi nga BE”, ka deklaruar ai.

Haradinaj tutje ka shtuar se “Do të ishte shumë keq që në këtë rast, z. Thaçit me i thënë hajde t’i në dialog, ama jo qytetarët e vendit tonë”.

Ndryshe, Federica Mogherini, shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, do të presë sot në Bruksel presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq.

Zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka njoftuar se në takim dy liderët pritet të konfirmojnë gatishmërinë për të intensifikuar punën që të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme në normalizimin e marrëdhënieve, që është jetike për rrugën evropiane të tyre.

Kujtojmë se zyrtarë serbë kanë kërcënuar me ndërprerjen e dialogut, pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë prej 10 përqindësh për prodhimet e Serbisë.

 

Exit mobile version