Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Thomas Szunyog të cilit i ka kërkuar heqjen e sanksioneve evropiane ndaj vendit të vendosura qysh në qershor të vitit të kaluar e që kanë rezultuar me pezullimin e qindra miliona eurove projekte në vend.
Haradinaj u shpreh se Szunyog-ut i ka garantaur se AAK do të votoj Marrëveshjet Ndërkombtare në Parlamentin e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Në selinë qendrore të Aleancës, me z. Tomáš Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutuam për zhvillimet politike në vend.
Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropin. Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombetare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese.
Për Aleancën, integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik, rrugëtim ky që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE.