Site icon PrishtinaPress

Haradinaj e quan pushtetin “Qeveri të territ”: Kosova është në kolaps energjetik

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka reaguar në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë.

Haradianj e ka quajtur Qeverinë Kurti si “Qeveri të territ”. 

Tutje, Haradinaj ka vlerësuar se Kosova është në kolaps energjetik.

“Tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i;

E shtrenjtuan rrymën për tri herë e asgjë nuk qiten në dritë;

Këta kurrë asgjë nuk qiten në dritë” – ka shkruar ai.

Exit mobile version