Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka reaguar në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë.
Haradianj e ka quajtur Qeverinë Kurti si “Qeveri të territ”.
Tutje, Haradinaj ka vlerësuar se Kosova është në kolaps energjetik.
“Tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i;
E shtrenjtuan rrymën për tri herë e asgjë nuk qiten në dritë;
Këta kurrë asgjë nuk qiten në dritë” – ka shkruar ai.