Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në prag të 28 Nëntoriy, e ka nisur ditën në Boletin, aty ku siç tha ai, prehet njeriu simbol i atdhedashurisë, Isa Boletini.
Haradinaj tha se Isa Boletini ishte mishërim i krenarisë kombëtare, siç tha ai, një udhëheqës që fatin e tij e lidhi me fatin e atdheut.
“Në prag të ditës më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, ditën e nisa në Boletin, aty ku prehet njeriu simbol i atdhedashurisë, Isa Boletini. Një burrë që u njoh e u respektua edhe nga kancelaritë më të fuqishme të kohës, gjithnjë në mbrojtje të së drejtës së shqiptarëve, që për dekada u mohua padrejtësisht”.
“Isa Boletini ishte mishërim i krenarisë kombëtare, një udhëheqës që fatin e tij e lidhi me fatin e Atdheut. Ai mbetet një shembull frymëzimi për të gjithë ne, për të dashur dhe mbrojtur lirinë, identitetin dhe të drejtat tona, siç ai bëri me guxim dhe përkushtim të pashoq”, shkroi Haradinaj.