Në nderim të avokatit Andrew Strong, i cili mbrëmë papritur u nda nga jeta, sonte u ndezën qirinj pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Organizimi i cili u bë nga platforma ”Liria ka Emër”, u mbajt sonte që nga ora 18.00. Pjesëmarrës ishte dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe bashkëshortja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili po gjykohet në Hagë.