Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Do t’i përfundojmë të gjitha punët tjera që janë në agjendë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës për raportin pozitiv të Komisionit Evropian.

Këtë ai e tha gjatë konferencës për media të mbajtur në aeroportin “Adem Jashri” me t’u kthyer në Kosovë, në të cilën folën i gjithë delegacioni që ishte sot në Bruksel.

Haradinaj ka thënë se do të angazhohen të kryhen edhe punët tjera që ende nuk janë kryer.

Ai ka premtuar se të gjitha punët që janë në agjendë do mundohen t’i kryejnë sa më shpejt.

“Të gjitha punët që nuk janë kryer ende do të kryhen. Të gjitha punët që janë në agjendë do të kryhen shumë shpejt.

Dëshirojë të falënderojë të gjithë për kontributin e dhënë në këtë proces. Prandaj, urime Kosovë, urime të gjithëve”, ka thënë ai.

Exit mobile version