Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Do të themelohet Ministria e Familjes – s’do t’i përfillim idetë me “prindi 1” e “prindi 2”

Kandidati për kryeministër i Koalicionit për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të themelohet Ministria e Familjes.

Ai u shpreh se nuk do t’i përfillim idetë siç tha ai, të servuara nga pushteti aktual me “prindi 1” e “prindi 2.

“Do të themelohet Ministria e Familjes – Kosova Fituese 137 . Nuk do të heqim dorë nga vlerat tradicionale të familjes, nuk do t’i përfillim idetë e servuara nga pushteti aktual me “prindi 1” e “prindi 2″, apo të doracakëve që tentuan t’iu imponojnë fëmijëve tanë”, tha Haradinaj.

Ai shkroi gjithashtu se diga në lumin Manastircë do t’i japë fund njëherë e përgjithmonë problemit me ujë të pijshëm të Prizrenit.

“Zona Historike do të marrë përkujdesjen e merituar.  Zona e re Industriale do të hapë mijëra vende pune për qytetarët e Prizrenit. Programi ynë për Kosovën garanton rritje ekonomike deri në 7%. Paga mesatare do të jetë mbi 1000 e pensionet 500 euro”.

“150 milion euro në vit, grante pa kthim për bizneset e reja. Do ta ulim çmimin e energjisë për 20%  duke i dhënë fund kështu dominimit të mafisë energjetike”.

“Një miliard euro për bizneset prodhuese dhe trefishim të subvencioneve në bujqësi. Çlirimtarët do të marrin pension pa shkëputje nga puna.  Të papunët do të kenë mbështetje financiare deri në punësim.  Bursa për të gjithë studentët, përfshirë dhe ata në universitetet private.  Këto objektiva i realizojmë me Kosovën në NATO dhe duke forcuar aleancën tonë të përhershme me Amerikën”, është shprehur tutje Haradinaj.

Exit mobile version