Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot disa fermerë në Komunën e Rahovecit.
Ai është zotuar se do të punojë shumë për të siguruar mbështetje financiare për fermerët.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Aleanca beson se investimi në bujqësi duhet të jetë me prioritet.
“Rahoveci për nga numri i banorëve dhe sipërfaqja e ka numrin më të madh të fermerëve, vreshtarëve dhe të sektorit të bujqësise në përgjithësi. Qindra prej tyre kanë arritur suksese kulmore në këtë fushë, duke siguruar jo vetëm mirëqenie për familjen por edhe duke kontribuuar në përgjithësi në zhvillimin e Komunës. Në mesin e shumë prej tyre pata kënaqësinë të takoj sot tre fermerë të suksesshëm të kësaj komune. Vehbi Shalën, vreshtar pasionant me mbi 11 hektarë hardhi, Baki Gashin, blegtor i përkushtuar me 40 hektarë drithëra dhe lopë qumështore, si dhe Korab Kabashi nga kompania Agrokabashi, një inovator në prodhimin e fidanëve dhe perimeve. Aleanca beson se investimi në bujqësi është investim me prioritet. Do të punojmë për të siguruar mbështetje financiare, teknologji moderne dhe tregje të reja për prodhimet tona cilësore”, ka shkruar Haradinaj.