Një ditë pas zgjedhjeve kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë në konferencë dhe u ka thënë gazetarëve se nuk është i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Haradinaj tha se përkudnër këtij rezultati do të vazhdojë punën për një qeveri të opozitës.
“Edhe pse jemi në rezultate preliminare, 90 % të votave të numëruara, kanë mbetur edhe 10%, votat e diasporës, votat me kusht e pranoj që rezultati nuk është i mirë. Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Do të reflektojmë, unë Aleanca me këtë rezuzltat që nuk I mirë.”, ka thënë ai.
Ai tha se ky rezultat nuk i është i mjaftueshëm për ta ndihmuar Kosovën në procese.
“Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare edhe në këtë rrethanë çfarë jemi. E vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtete e cila pas katër viteve qeverisje nuk arriti të mbajë votat e veta.”, u shpreh ai.