3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Do të mbështesin rritjen ekonomike, do të thjeshtojnë procedurat dhe do të fuqizojnë sipërmarrësit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për bizneset vendase, duke nënvizuar sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen nga mungesa e mbështetjes së Qeverisë. Në një postim të fundit në Facebook, Haradinaj deklaroi se mungesa e një perspektive të qartë euro-atlantike dhe pasiguria ekonomike janë ndër arsyet që e bëjnë të vështirë zhvillimin e biznesit në Kosovë.

Haradinaj theksoi se pabarazia me tregjet rajonale, ku shumë biznese përfitojnë subvencione të drejtpërdrejta, mbetet një pengesë e madhe për ndërmarrësit në vend. Sipas tij, bizneset kosovare përballen me burokraci të ndërlikuar dhe një politikë fiskale të papërshtatshme, duke krijuar një ambient të pafavorshëm për zhvillim ekonomik dhe qëndrueshmëri.

“Mungesa e një perspektive të qartë euro-atlantike, e cila lidhet drejtpërdrejt me çështjet e sigurisë, e ka bërë tepër të vështirë të bërit biznes në Kosovë. Kësaj i shtohet edhe pabarazia me tregjet rajonale, ku shumë biznese subvencionohen, ndërsa bizneset tona përballen me burokraci të ndërlikuar dhe një politikë të gabuar fiskale.
Megjithatë, përkundër këtyre sfidave të vazhdueshme nga ana e qeverisë, bizneset tona vendëse vazhdojnë të mbijetojnë dhe të rriten. Ato po zgjerojnë kapitalin, po krijojnë vende të reja pune dhe po kontribuojnë ndjeshëm si tatimpagues për zhvillimin e vendit.”
 – tha ai ndër të tjera.

Ai shtoi më tej se me qeverisjen e AAK-së, do të krijohen politika “që do të mbështesin rritjen ekonomike, do të thjeshtojnë procedurat dhe do të fuqizojnë sipërmarrësit tanë. Pas 9 shkurtit, do të krijojmë kushtet e duhura për më shumë histori suksesi dhe për një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë së Kosovës.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img