Gjithashtu, ata diskutuan për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe arritën në përfundim se tregtia midis Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës do të ishte më e lartë nëse do të ishte i rregulluar regjimi i vizave që do të mundësonte transport të shpejtë dhe efikas në transportin e njerëzve dhe mallrave, ku për këtë vuajnë padrejtësisht qytetarët dhe biznesmenët.
Zvizdiq dhe Haradinaj diskutuan shtyrjen e sanksioneve që Kosova synon t’i vendos Bosnjës e Hercegovinës, në lidhje me importin e qumështit dhe produkteve të saja nga Bosnja e Hercegovina. Ata ranë dakord që ky vendim duhet të diskutohet në takimin e përfaqësuesve të ministrive përkatëse, e cila pritet të mbahet në javën e ardhshme, shkruan klix.
Zvizdiq tha se për shkak të ardhmërisë së gjeneratave të reja, vendet e rajonit duhet të ecin përpara dhe të forcojnë marrëdhëniet miqësore, të ndërtojnë transportin, energjinë dhe infrastrukturën digjitale dhe të zbatojnë standardet e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike, Mirko Saroviq, tha se vendimi është një shkelje e rregullave të CEFTA-së dhe do të kërkojë bisedime urgjente.
“Vendimi ende nuk është pranuar zyrtarisht, por ne u pajtuam që ta vizitojmë ministrinë e tyre të Tregtisë. Ky vendim paraqet shkelje e rregullave të CEFTA-së dhe se në këtë moment ne jemi duke u përpjekur që ta vonojmë zbatimin e vendimit në mënyrë që të krijojmë hapësirë për diskutime në të dyja palët, gjithashtu përfshirjen e CEFTA-së”, tha Saroviq.