3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj do ta shtyjë afatin për vendosjen e sanksioneve ndaj Bosnjës për qumështin

Presidenti i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq është takuar në Shkup me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në takim është rënë dakord që Kosova të shtyjë afatin për vendosjen e sanksioneve ndaj Bosnje dhe Hercegovinës në lidhje me importimin e produkteve të qumështit.

Zvizdiq, sipas portalit boshnjak, klix.ba, tha se ndërtimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor mbetet një objektiv i përhershëm i Bosnjës e Hercegovinës dhe që vendi ynë përshëndet dhe mbështetë çdo vazhdim të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në zgjidhjen e çështjeve të hapura.

Gjithashtu, ata diskutuan për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe arritën në përfundim se tregtia midis Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës do të ishte më e lartë nëse do të ishte i rregulluar regjimi i vizave që do të mundësonte transport të shpejtë dhe efikas në transportin e njerëzve dhe mallrave, ku për këtë vuajnë padrejtësisht qytetarët dhe biznesmenët.

Zvizdiq dhe Haradinaj diskutuan shtyrjen e sanksioneve që Kosova synon t’i vendos Bosnjës e Hercegovinës, në lidhje me importin e qumështit dhe produkteve të saja nga Bosnja e Hercegovina. Ata ranë dakord që ky vendim duhet të diskutohet në takimin e përfaqësuesve të ministrive përkatëse, e cila pritet të mbahet në javën e ardhshme, shkruan klix.

Zvizdiq tha se për shkak të ardhmërisë së gjeneratave të reja, vendet e rajonit duhet të ecin përpara dhe të forcojnë marrëdhëniet miqësore, të ndërtojnë transportin, energjinë dhe infrastrukturën digjitale dhe të zbatojnë standardet e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike, Mirko Saroviq, tha se vendimi është një shkelje e rregullave të CEFTA-së dhe do të kërkojë bisedime urgjente.

“Vendimi ende nuk është pranuar zyrtarisht, por ne u pajtuam që ta vizitojmë ministrinë e tyre të Tregtisë. Ky vendim paraqet shkelje e rregullave të CEFTA-së dhe se në këtë moment ne jemi duke u përpjekur që ta vonojmë zbatimin e vendimit në mënyrë që të krijojmë hapësirë për diskutime në të dyja palët, gjithashtu përfshirjen e CEFTA-së”, tha Saroviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img