Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Djemtë e vajzat më të mirë janë në Ushtrinë dhe Policinë tonë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, për nderë të 25 vjetorit të çlirimit, në faqën e tijë zyrtare, ndau disa momente nga ceremonia e mbajtur në sheshin e Prishtinës.

Haradinaj tha se, tani ne duhet të fokusohemi tek anëtarësimi në NATO, duke vazhduar se, “Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Më bëtë krenarë”, u shpreh Haradinaj ndaj Ushtrisë së Kosovës.

E plotë:

Vendimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës e konsideroj trashëgimi të brezit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tani duhet të angazhohemi për anëtarësim në NATO.
Djemtë e vajzat më të mirë janë në Ushtrinë dhe Policinë tonë.
Më bëtë krenar!
Gëzuar!
Exit mobile version