Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka dhuruar sot vullnetarisht gjak në Qendren e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.

Haradinaj ka thënë se solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë.

“Sot, kur po i kujtojmë mijëra martirë e dëshmorë që dhanë nga gjaku i tyre për shpëtimin tonë, merr më shumë kuptim dhurimi i gjakut për të shpëtuar jetë edhe në kohë paqeje. Solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shprehur mirënjohje për punën e palodhshme të stafit mjekësor.