15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj dhe Pacolli e vizitojnë Myftiun Tërnava

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se bashkë me Behgjet Pacollin e kanë vizituar sot kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, pasi ky i fundit ka pasur probleme shëndetësore.

Ai tha se është i lumtur që e ka parë Tërnavën në gjendje të mirë shëndetësore.

Postimi i plotë i tij:

Sot pata nderin dhe kënaqësinë që me mikun tim Behgjet Pacolli, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës të takoj Myftiun Naim Tërnava, pas një periudhe të vështirë shëndetësore. I lumtur që e kam parë në gjendje të mirë dhe shpresoj që shëndeti i tij të vazhdojë të përmirësohet.

Faleminderit Myftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij për mikpritjen e ngrohtë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img