I lumtur për ditën e Pavarësisë është shprehur edhe Hilmi Haradinaj, babai i ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar në Francë.
Ai ka shtuar se për të kjo ditë është më e vështirë sepse krahas bijve që i dha për liri, i biri Ramush Haradinaj, gjendet në Francë me aktakuzë të Serbisë.
“Jam i lumtun për ditën e Pavarësisë, edhe pse shumë na ka kushtu kjo Pavarësi. Shumë djem e vajza kanë dhanë jetën për këtë ditë. Për ne si familje është ma e zorshme kjo ditë, arsyeja se, ai thuaja se e ka pru këtë ditë, dej te pavarësia, dej te shteti, ai sot gjindet në Francë, me ato aktakuza të Serbisë”, tha Haradinaj për RTK’në.