6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj dënon sulmet në veri: Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër sulmet ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit në veri të vendit.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka dënuar edhe sulmet ndaj KFOR-it dhe EULEX-it.

“Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit. Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga organet përgjegjëse të garantojnë sigurinë fizike të gazetarëve.

“Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, ka përfunduar Haradinaj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img