2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Demarkacioni dhe Asociacioni, një dëm i përjetshëm për Kosovën

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Demarkacioni me Malin e Zi ekziston si çështje e hapur dhe e cila duhet që të mbyllet në mënyrë që të vazhdojë procesi i zhvillimit në vend dhe që të mos ketë ngecje në shumë çështje të tjera.

Ai në një intervistë për “Indeksonline” ka thënë se Demarkacioni dhe Asociacioni i Komunave Serbe janë dëme të përjetshme, ndërsa për këto e ka fajësuar qeverinë.
“Demarkacioni ekziston si çështje e hapur dhe duhet të mbyllet, por mbyllja duhet të jetë së pari për marrëveshjen e ekzistuese që të mund të rifillojë procesi ndërsa unë dhe Aleanca në përgjithësi bashkë me Nismën nga opozita angazhohemi që t’i japim një epilog të nevojshëm marrëveshjes ekzistuese që të bije kjo marrëveshje dhe të gjendet një zgjidhje e duhur”, ka thënë Haradinaj.
Ai thotë se kundërshtimi i bërë nga AAK në lidhje me demarkacionin që nga fillimi nuk ka ndikim aspak ne elektoratin e kësaj partie. “Mendoj se qytetarët pa dallim partie nuk e pranojnë që Kosova të humbë territor dhe nuk pranojnë version të gabuar, mirëpo prapë se prapë kjo është temë mjaft e ndjeshme dhe duhet ditur se çfarë do të ndodhë. Votat  mund të fitohen në çdo mandat ndërsa territori nuk fitohet më”.
“Është me rëndësi të gjendet një zgjidhje për demarkacionin dhe për çështjen e liberalizimit të vizave por edhe për shumë tema tona të brendshme, por nuk besoj që demarkacioni është pikërisht për çështjen e liberalizimit të vizave por ka të bëjë edhe me shumë tema tona të brendshme por që nuk besoj se demarkacioni e zgjidhje gjithë këtë punë. Janë bindjet e qeverive dhe ministrave të brendshëm të BE-së të cilat japin në njëfarë mënyrë dakordimin dhe ata zakonisht kërkojnë avancime në rend dhe ligj dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pra ata kanë këtë kusht shumë të rëndësishëm për të gjitha vendet por edhe për neve. Por gjithashtu demarkacioni është me rëndësi që të zgjidhje dhe që të arrihet përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave”, ka thënë Haradinaj.
“Nuk besoj se është mirë që prapë të bëhen improvizime nga ana e qeverisë. Qeveria ka tërhequr demarkacionin përsëri pasi nuk ka votë dhe nëse qeveria dëshiron që të përmbyllë me votën ‘jo’ atëherë është mirë të përfundojë me atë votë, por nëse nuk e kanë atë gatishmëri është më mirë të bëhet një proces i ri i kësaj çështjeje. Tema e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe ajo e demarkacionit mund të shkaktojnë një dëm të përjetshëm për Kosovën, kurse sa i përket temave të tjera në vend si gjendjen ekonomike, gjyqësinë dhe shumë probleme të tjera mendoj se qeveritë e ardhshme të vendit do të munden që t’i riparinë dhe t’i rregullojnë si duhet”, tha ai.
Haradinaj vlerëson se është mirë që Kosova të shkarkohet nga këto tema, si çështja e demarkacionit dhe krijimi i komunave serbe dhe të fillohet një punë më afatgjate me temat e përgjithshme të qytetarëve në vend, siç janë çështja ekonomike, rendi dhe ligji, forcimi i sovraniteti dhe të gjitha këto.
“Kjo qeveri e tanishme është qeveria më e dobët që ka pasur deri më tani Kosova që nga pas lufta dhe për fat të keq kjo qeveria është ajo që po i shkakton shumë humbje dhe vuajtje Kosovës, dhe është në interes të Kosovës të gjendet një zgjidhje e një qeverie që është zhvillimore dhe që arrin të zhvillojë dhe të rrit ekonominë në vend”, tha lideri i AAK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img