1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Deklarata e Hovenierit, shpreh dhimbje për rrugën e gabuar të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për shprehjen e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier: “mos urinoni nga klubi ku doni të hyni”.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo shprehje e pazakontë është  shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për kursin dhe rrugën e gabuar që ka përzgjedhur Kosova.

“Ambasadori Amerikan Jeffrey Hovenier ka qenë i kyçur në temën e Kosovës që nga lufta çlirimtare e popullit tonë e  posaçërisht gjatë negociatave nën udhëheqjen e Martti Ahtisaarit. Ambasadori Hovenier shquhet si njeri me vlera të larta njerëzore, top diplomat me një urtësi të madhe politike, njerëzore dhe intelektuale. Ai ka gjithmonë fjalë të përzgjedhura dhe ka një dashuri të madhe për Kosovën dhe popullin e saj”.

“Shprehja e tij ‘mos urinoni nga klubi ku doni të hyni’ është shprehje shumë e pazakontë e tij. Kjo shprehje e pazakontë është  shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për kursin dhe rrugën e gabuar që ka përzgjedhur Kosova. Njerëzve që e duan Kosovën si Hovenier kjo ju dhemb. Kosova është keq dhe ka trend të përkeqësimit. Këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë vesh!”, ka thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img