Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në faqen zyrtare ka ndarë momente nga Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990.
Haradinaj tha se 2 korriku i atij viti i dërgoi botës një mesazh të përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi.
“Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vite më pas nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe aleatët perëndimorë të prirë nga Amerika”, shkruan Haradinaj.