1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj bën homazhe në Bllacë: Eksodi i 1999-es do të mbahet mend gjatë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99” me rastin e 24-vjetorit të eksodit masiv të popullatës shqiptare.

Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër Kampin e Bllacës.

Nga aty, Haradinaj tha se eksodi i vitit 1999, do të mbahet mend gjatë në memorien e tyre.

“Jemi këtu për t’i përkujtuar shqiptarët e Kosovës, të civilëve të zhvendosur me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe pa pas mundlsi me marrë asgjë me vete por vetëm me shpëtu jetën. Kjo zhvendosje nuk ka qenë aq e thjeshtë, këtu janë mbajtë me javë të tëra pra burra, gra e fëmijë e pleqë dhe siç e dimë numri i tyre është mbi një milion e gjysmë”, tha Haradinaj./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img