-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj bën homazhe në 24-vjetorin e rënies së heroit Agim Selmanaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan në nderim e kujtim të heroit të Kosovës, Agim Selmanaj në 24-vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj ka thënë se duke nderuar të rënët për lirinë e Kosovës, ne nderojmë veten tonë.

“Në këtë ditë ne nderojmë vetëveten e jo vetëm të rënët për lirinë e Kosovës, jo vetëm Agim Selmanajn, sepse ashtu si në të gjitha trojet shqiptare dhe kudo që kanë jetuar shqiptarë, çdo herë janë gjetur njerëz patriotë e familje patriotike që kanë besu në liri pa kalkulim”.

“Familja e Agim Selmanajt ka besu në liri dhe i kanë shërby Atdheut pa kalkulime ashtu siç kanë bërë shumë patriotë të shquar shqiptarë. Ne sot duke nderuar Agim Selmanaj, nderojmë jo vetëm brezin e tij të luftëtarëve por edhe paraardhësit tanë, levizjen e patriotëve shqiptarë shumë prej të cilëve u burgosen, u torturuan dhe ka prej atyre që asnjëherë nuk u kthyen në shtepi”, ka thënë Haradinaj.

 

 

Haradinaj ka thënë se ndihet krenar që ka qenë krah brezit të luftëtarëve të lirisë.
“Brezi ynë i UÇK-së, i luftëtarëve të saj e ka pasë lehtë me ditë rrugën deri në liri sepse ajo ka qenë e trasume. Ne me modesti e themi se Gllogjani edhe para luftës së UÇK-së, ka shërby pa kalkulime. Ne i kemi qëndruar në krah patriotëve, të gjithëve, pa kalkulime. Unë edhe atëherë por edhe sot ndihem me fat që i kam takuar brezit të luftëtarëve të lirisë që e kanë vazhduar rrugën e trasuar nga paraardhësit tanë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Agimin, për luftëtarët e UÇK-së dhe për gjitha lëvizjet kombëtare të të gjitha kohërave”, është shprehur Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img