7.6 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj-bashkëkombësve: Ju po jepni kontribut të madh, s`mund të na ndalin më!

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u është drejtuar bashkëkombësve në Diasporë, duke u thënë se ai e ka dëgjuar zërin e tyre në Colmar të Francës.

Haradinaj u ka thënë atyre se vetëm ata që janë të vendosur, arrijnë atje për ku janë nisur, përcjellë Indeksonline.

“Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më! Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë!”, ka shkruar Haradinaj.

Lexoni statusin e tij të plotë:

Të nderuar bashkëkombas nga Diaspora,

E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!

E di që keni udhëtuar edhe me mijëra kilometra, por vetëm ata që janë të vendosur, arrinë atje ku janë nisur.

Kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj!

Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më!

Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë!

Juaji Ramush Haradinaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img