1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Bashkatdhetarët po e shohin AAK-në alternativën më serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që ai e drejton po përkrahet nga diaspora.

Ai ka thënë se shumë bashkatdhetarë po i bashkohen AAK-së, pasi ata po e shohin si alternativën më serioze politike.

“Falë një pune përkushtuese të strukturave, Aleanca po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv në diasporë. Bashkatdhetarë të shumtë, njerëz të dëshmuar nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ndjen peshën dhe rëndësinë që ka mërgata, me mirënjohje të përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në arritjen e lirisë dhe në procesin e shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai këto komente i ka bërë pas një takimi që ka mbajtur në një me bashkatdhetarë të organizuar nga dega e kësaj partie në Mynih.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img