1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj apel aleatëve që ta mbështesin avancimin e Kosovës në NATO: Hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë apel te shtetet aleate që të përkrahet avancimi i statutit të Kosovës në asamblenë parlamentare të NATO-s.

Haradinaj ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

“Qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik, që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, me ushtritë e botës demokratike të udhëhequr nga Amerika”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë. Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate.

Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë.

Qeveritë vijnë e shkojnë por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik, që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, me ushtritë e botës demokratike të udhëhequr nga Amerika.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img