Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nënkupton më shumë siguri për rajonin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri i cili është mbajtur në Kongresin Amerikan.

Haradinaj me këtë rast ka mbajtur një fjalim lidhur me sigurinë në Kosovë, rajon e botë, duke kërkuar po ashtu edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO si një shans për më shumë siguri.

“Prandaj, në çerekun e parë të këtij shekulli dhe 25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ka ardhur koha për të marrë disa vendime të mëdha dhe tejet të rëndësishme. Unë besoj fuqishëm se anëtarësimi i plotë dhe sa më i shpejtë i Kosovës në NATO do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë mbarë rajonale, dhe do të luftojë dukshëm agjendat keqdashëse të të tjerëve”.

“Është koha që bota demokratike, e udhëhequr nga Amerika, të kuptojë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga vendimet më të rëndësishme, që do të ndihmonte në forcimin e sigurisë në të gjitha nivelet: brenda Kosovës, por edhe në forcimin dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe globalisht”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version