0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe

Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka aluduar lidhur me një “koordinim” të mundshëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjes dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe.

Lisa Serbe nuk u certifikua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por pas ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, kjo e fundit ka urdhëruar KQZ që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Haradinaj përmendi paralajmërimin e Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe, duke e cilësuar atë si një rastësi të çuditshme, sidomos në kontekstin e protestave antiqeveritare që kanë shpërthyer në Serbi.

Sipas tij, veprimet e VV-së dhe qëndrimet e Vuçiqit janë në “përputhje” me njëra-tjetrën dhe krijojnë dyshime për një koordinim.

“Pak e çuditshme edhe paralajmërimi i Vuçiq që nuk do të certifikohet Lista Srpska nga Qeveria Kurti. Ishte pak koincidencë apo ishin dakord. Por siç duhet po i bëjnë nga një favor njëri tjetrit. Në kohën kur Beogradi ishte nxirë prej protestave antiqeveritare dhe ani Vuçiq, ne ja japin një lajm të madh prej Prishtinës, që e diskriminuam në një far formë Listën Srpska. Kur dihet fare mirë që ato janë procese që janë të zgjidhura me ligj dhe kushtetutë. Është ditur që do ta ‘certifikojë’ PZAP-ja. 

Më shumë është e çuditshme, a është rastësi këto qëndrimet e VV-së në kohën kur paralajmëron Vuçiq, bëjnë të njëjtin veprim, që ai ka paralajmëruar. Mund të jetë rastësi për të tjerët, për mua duket si një koordinim bajagi i suksesshëm. Edhe prej njerëzve që e votuan kundër, të njëjtit votuan me ia nda buxhetin prej 360 mijë euro Listës Srpska. Nëse kjo listë ose ky subjekt është organon terroriste janë organet tjera që marrin vendime dhe jo KQZ-ja”, ka thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img